-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trazira në Jarinjë, motoçiklistët serbë veprime provokuese ndaj Kosovës

Kryesoret

Një grup motoçiklistësh nga të njohur si “Bike Rock Mission”, kanë dalë duke festuar Vidovdanin në mënyrën e tyre.

Motoçiklistët bënë provokime dhe shpalosën flamurin serb dhe dërguan mesazhe “përkrahëse” për serbët në Kosovë.

Grupi i motoçiklistëve në fjalë edhe viteve të kaluara kanë bërë veprime të tilla madje edhe duke u futur në territorin e Kosovës.

Këtë vit ata u mblodhën në afërsi të Jarinës nga drejtimi i Rreshkës, ku dëgjoheshin zhurmat e motorëve, ndërsa janë parë edhe re tymi e fishekzjarrë.

Çdo vit ata largohen nga Beogradi në mënyrë të organizuar për në Mitrovicën e Veriut.

Policia e Kosovës njofton se trafiku në drejtim të kësaj pike është duke funksionuar normalisht.

“Rruga në Jarinje që të dërgon për në pikën kufitare është e hapur për qarkullim”, ka deklaruar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut./Telegraf

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit