Policia ka proceduar penalisht 4 të rinj pasi mesnatën e mbrëmjes së djeshme kanë zhvendosur dhe zbrazur në rrugë koshat e mbetjeve urbane në lagjen “Granicë”.
Adoleshentët e proceduar janë 3 të moshë 15-vjeçare dhe një i moshës 17-vjeçare.
Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe prishjen e qetësisë për banorët përreth të rinjtë u proceduan penalisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.