-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”

Kryesoret

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka shpallur organizatat serbe “Mbrojtja Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) si organizata terroriste.

Këtë organizata operojnë në pjesën veriore të vendit të cilat janë të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se këto 2 organizata paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë.

“Bazuar në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, këto formacione ilegale paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë.

Për këtë e nisur nga fakti se kërcënimi ndaj rendit juridik e kushtetues ndaj vendit tonë është i pakompromis e duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim, ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ shpallen organizata terroriste”, u shpreh ai.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, të gjitha ministrat kanë votuar pro një vendimi të tillë, me përjashtim të atij të Komuniteteve dhe Kthim, Nenad Rashiç i cili votoi kundër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit