Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspertë të tjerë për të parë gjendjen shëndetësore të Lefter Allës, pasi grupi i parë ka konstatuar se ish-kryebashkiakut të Bulqizës i rrezikohet jeta në qeli.
Por gjykata nuk është bindur nga ky konstatim duke kërkuar një tjetër ekspertizë.
Avokatët kërkuan lirimin e Allës bazuar te ekspertiza e parë, pa pritur të dytën.
Socialisti që u arrestua disa muaj më parë kërkon lirimin nga burgu dhe hetimin në gjendje të lirë me argumentin se vuan nga problemet shëndetësore, zemra.
Ai u arrestua për një tender gati 3 milionë euro për ujësjellësin në Bulqizë.