-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta kundër punës me detyrim/ Qeveria: Nëse nuk marrim masa ngelim pa mjekë

Kryesoret

Qeveria ende nuk ka marrë një vendim për detyrimin e studentëve për të punuar në atdhe përpara se të largohen. Dy ministret, Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi pas mbledhjes së qeverisë dolën në një deklaratë për mediat për të njoftuar vendimet. Gazetarët i pyetën për protestën e studentëve të mjekësisë.

Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh” tha Manasitirliu. Ministrja e Arsimit, Kushi u shpreh se nëse nuk merren masat tani, rrezikohet që brenda pak vitesh të mos plotësojmë nevojat për mjekë. Projektligji që po diskutohet do të shtrihet edhe në universitetet e tjera.

Për këtë vendim duhet të japin mendime dhe sugjerime edhe përfaqësues të tjerë nga shoqëria që të marrim vendimin e duhur. Ne kemi propozuar që jo vetëm studentët e vitit të parë, por edhe ata që janë, të tjerët.

Por propozimi që kemi marrë është vendimi të jetë i ndryshëm për vite të ndryshme. Progresion për derisa e kanë nisur dhe ndryshe është studenti i vitit të parë dhe ndryshe ata që mund të jenë në vit të pestë apo të gjashtë.

Por ne mendojmë që të gjithë e kanë detyrimin që të japin kontribut për Shqipërinë. Nëse nuk duhet të jemi që brenda pak viteve të mos plotësojmë nevojat për mjekë” tha ajo.

Çfarë kërkojnë studentët? Pak ditë më parë studentët e mjekësisë protestuan, pasi qeveria në draftin e para që po konsultohet parashikon që në momentin që do të dalin nga universiteti të punojnë tre vite në Shqipëri.

Nëse duan të largohen sapo të mbarojnë shkollën duhet të paguajnë tarifën gati 5 mijë euro në vit, nga 45 mijë lekë që është tani tek mjekësia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit