-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria miraton autonominë spitalore

Kryesoret

Qeveria miraton autonominë spitalore. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se është miratuar reforma për autonominë spitalore që mbështet profesionistët në këto sisteme spitalore. Tani, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, sipas ministres, mjekët kanë të drejtë që të zhvillojnë vizita edhe jashtë orarit të punës për pacientët të cilët i zgjedhin ato kundrejt një fature të përcaktuar nga bordi i spitalit.

Reforma spitalore dhe çelja e autonomisë spitalore është një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë. Praktika dyfishe për mjekët  që mund të kryejnë konsulta ambulatore jashtë sistemit të regjimit për pacientë që zgjedhin mjekun dhe përmes instrumentit të krijuar duhet që të konsultohen me mjekun jashtë orarit të punës, pasi regjimi i punës dhe koha zyrtare përcaktohet në kontratën e tij.

Por mundësia që ne i japim për konsulta të dyfishta është një mundësi që u jep të drejtën për mbështetje financiare që nuk e kalon 30% të pagës bruto. Kjo do të jepet vetëm për ato spitale që do të kenë përfituar kartën e autonomisë spitalore dhe kushtet që duhet që të fitojë spitali.

Autonomia spitalore në spitalin Memorial të Fierit dhe tre spitale të tjerë që janë duke përgatitur bazën e nevojshme për elementët spitalore siç është Qendra Spitalore Nënë Tereza, Spitali i Durrësit dhe i Shkodrës më pas do të bëhen pjesë edhe spitale të tjera”, ka thënë ministrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit