-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm me armë në konsullatën amerikane në Arabinë Saudite, vritet roja dhe agresori

Kryesoret

Konsullata e SHBA-së në Jeddah të Arabisë Saudite është sulmuar me armë nga një person që hapi zjarr dhe për pasojë ka ndërruar jetë roja i këtij institucioni. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Saudite e Shtypit të mërkurën në mbrëmje.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit me forcat e sigurisë, është goditur për vdekje edhe agresori.

Sipas mediave të huaja, një individ i paidentifikuar ndaloi makinën pranë godinës diplomatike amerikane dhe doli duke mbajtur një armë zjarri përpara se forcat e sigurisë të kishin mundësi për ta parandaluar.

Ndërkohë, plumbave nuk iu shpëtoi as një roje nga Nepali, që humbi jetën në spital.

Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit