Të paktën 100 persona kanë humbur jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme në Meksikë gjatë muajit qershor.
Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po përkeqëson motin e pafavorshëm, me shumë vende që përjetojnë temperatura të larta rekord, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuara të mërkurën, më shumë se 1000 emergjenca të lidhura me nxehtësinë u raportuan në Meksikë midis 12 dhe 25 qershorit, nga të cilat 104 rezultuan me vdekje.
Sipas ministrisë, shkaku kryesor ishte goditja e nxehtësisë, e ndjekur nga dehidratimi. Rajonet veriore të Meksikës raportuan më shumë viktima, me 64 vdekje të regjistruara në shtetin verilindor të Nuevo Leon dhe 19 në Tamaulipas fqinjë, në kufi me shtetin amerikan të Teksasit, i cili gjithashtu është goditur nga nxehtësia ekstreme.