-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nxehen gjakrat për numërimin e votave! Maliqi: Ore rrugaç, hajdut!

Kryesoret

Incident gjatë rinumërimit të votave për bashkinë e Kuçovës. Kandidati për bashkinë, Lefter Maliqi është përplasur verbalisht me përfaqësuesin e KQZ-së, sekretarin Ylli Merkaj.

“Ore qafir m*ti, mos provoko”! Momenti kur Maliqi “kacafytet” për votat (VIDEO)

Maliqi e ka ofenduar duke i thënë “Rrugaç, hajdut”. Më tej, ka vijuar avokati i Maliqit. “Jepjani Kreshnik Hajdarit t’i numërojë” mësohet se ka thënë ai, i pakënaqur me procesin.

Në Kolegjin Zgjedhor po rinumërohen sot 18 kuti të Bashkisë Kuçovë. Për këtë qëllim në sallë janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi.

Në seancën e kaluar kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë.

Sipas tij, 18 kutitë që do të rinumërohen kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës.

Zgjedhjet e 14 majit, nis rinumërimi i 18 kutive në Kuçovë, Maliqi: Të hapen edhe të tjerat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit