“Wiener Zeitung” gazeta më e vjetër e përditshme në botë ka dalë sot në treg për herë të fundit. Në të ardhmen do të vazhdojë vetëm si media online.
Mediat austriake shkruajnë se gazeta “Wiener Zeitung” u botua për herë të fundit si e përditshme e shtypur në letër, këtë të premte.
Ajo doli për herë të parë në treg më 8 gusht 1703 duke mbërritur deri më sot si gazeta më e vjetër e përditshme letër në botë.
Thuhet se stafi editorial i saj do të zvogëlohet në rreth 20 persona.