“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të mbrojtur vetveten‘, ka thënë Kurti në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu Kurti në fjalimin e tij ka uruar kadetët e diplomuar, duke shprehur bindjen e tij, se dija gjatë shkollimit do të vendoset në shërbim të vendit.
“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, është shprehur Kurti.