-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qindra të arrestuar në Francë gjatë protestave pas vrasjes së adoleshentit

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 30 qershor do të drejtojë takimin e ri të krizave me ministrat e tij pasi për të tretën natë me radhë ka pasur protesta mbarëkombëtare. Protestat në Francë u nxitën pas vrasjes së një adoleshenti nga një polic gjatë një kontrolli trafiku.

Qindra protestues janë arrestuar, teksa në disa qytete ata kanë dëmtuar dyqanet.

Trazirat gjatë natës pasuan një marsh të mbajtur të enjten në kujtim të 17-vjeçarit, Nahel, i cili u vra nga një polic. Vrasja e tij ka nxitur kritika lidhur me taktikat që përdor policia ndaj personave me të ardhura të ulëta në zonat multientike.

Pallati Elize njoftoi se Macron do të ndërpriste udhëtimin e tij në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e krizës lidhur me dhunën. Kjo është hera e dytë që një takim i tillë mbahet brenda ditësh.

Rreth 40.000 policë dhe xhandarë – përfshirë edhe njësitë elite policore – u dislokuan në disa qytete gjatë natës, teksa autoritetet kanë vendosur orë policore në komunat afër Parisit dhe kanë ndaluar tubimet publike në Lil dhe në Torkun.

Pavarësisht përfshirjes së një numri të madh të forcave të sigurisë, është raportuar për dëme në shumë qytete.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha se 667 persona janë arrestuar në atë që ai e përshkroi si natë të “një dhune të rrallë”.

Burimet policore të AFP-së thanë se për dallim nga netët e kaluara, protestuesit nuk u përleshën me policinë, por sulmuan dyqane të ndryshme.

Po ashtu, cak i sulmeve ishin edhe ndërtesat publike, sikurse stacioni policor në qytetin Pau, që u sulmua me koktej molotovi, thanë autoritetet. Po ashtu, në Lil një shkolle fillore dhe një zyreje të qarkut iu vu zjarri./ Lexo artikullin e plotë: këtu

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit