Kadastra prej ditës së hënë futet në një epokë të re dixhitale. Reformën e njoftoi kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Sportele nuk do të ketë më. Çdo problem do të zgjidhet përmes sistemit, e-Albania-s.
Por çfarë është dixhitalizuar dhe çfarë mund të marrin qytetarët përmes sistemit online? Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karcanaj shpjegoi përmes shtatë pikave ndryshimin që ka pësuar Kadastra.
“Po mendoja para takimit, sa pak njerëz besonin se Kadastra mund të bëhej. Edhe unë kisha shumë pikëpyetje. A do ia dilnim që të dixhitalizohej, por të linte pas kalvarin e tmerrshëm të gjithë problemeve.
Në kushtet aktuale Kadastra ka ndryshuar rrënjësisht. Qytetarët e kanë shumë të lehtë të shesin dhe blejnë pronën e tyre. Nuk kanë nevojë për 100 dokumente.
Tani këtë punë e bën shteti dhe në fund kanë certifikatë me vulë elektronike që u hap çdo derë. Më lejoni t’ju përmend, në mënyrë të përmbledhur 7 punët tona kryesore që sollën këtë transformim;
Së parti kemi përmirësuar teknologjinë dhe 74 shërbimet elektronike të Kadastrës. Është implementuar plotësisht radha, që vjen i pari, trajtohet i pari. Këto zhvillime u kanë dhënë fund sekserëve që ndërhynin.
LIVE-Rama: Deputetët dhe ministrat e bënë Kadastrën “han pa porta”
Së dyti, kemi shmangur abuzimin e zyrtarëve që shtynin pa fund procesimin e aplikimit, me pretekstin që po bënin akt-verifikimin. Tani çdo gjë është e monitorueshme në sistem. Së treti kemi implementuar shërbimin e përshpejtuar.
Ai që ka një hall, paguan shërbimin dhe e merr në kohë rekord. Lekët nuk shkojnë në xhepat e sekserëve, por në buxhet. Së katërti u unifikua sistemi. Së pesti nuk ka më vula me bojë në Kadastër.
Ky ndryshim është siguri, tregon që institucioni është përshtatur dixhitalizimin. Së gjashti transaksionet e të dhënave të pronës tani ruhen në teknologji, që bën të mundur një regjistër të përhershëm dhe çdo ndryshim që bëhet njoftohet qytetari në kohë reale dhe nuk do i lëvizet as presja.
Së shpejti do ta aplikojmë edhe në arkivat dixhitale. Së shtati, pjesa më e madhe të punës janë të ri-inxhinierizuara. Nuk do të ketë më shefa zonash. Është sistemi që e ndan në varësi të fluksit dhe llojit të aplikimit. Së shpejti do të pilotojmë Kdastrën “3D” tha Mirlinda Karcanaj.
LIVE-Rama: S’ka më sportele! Të hënën nis reforma në Kadastër