Më 11 gusht 2022, mbreti i lojërave të fatit, Ervis Martianj u zhduk në mënyrë misterioze.
Ishte familja e tij që alarmoi policinë e Laçit, pasi kishte humbur kontaktet me 40-vjeçarin, i shumëkërkuar nga policia.
Që prej asaj dite, askush nuk di asgjë për fatin misterioz të Martinajt. Ka dyshime se ai është vrarë nga kundërshtarët dhe i është zhdukur trupi.
Ditën e sotme, këngëtarja Fjolla Morina ka tronditur me deklaratën e saj.
Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.
“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja.

Edhe pse Policisë së Shtetit iu vendos një ultimatum pre 100 ditësh nga kryeministri Rama për të kthyer përgjigje në lidhje me fatin e Martinajt, duket se policia nuk ka avancuar me hetimet pasi edhe sot pas 10 muajsh nuk ka asnjë përgjigje.
Kur u pa për herë të fundit Vis Martinaj?
Ervis Martianj, për herë të fundit, publikisht në qytetin e Laçit është parë më 18 korrik, datë kjo kur iu dha lamtumira e fundit tre viktimave që u vranë në Fushë Krujë, (kushëririt të tij )Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Makina “Toyota Land Cruiser” i blinduar, me të cilin lëvizte Ervis Martinaj, ka shoqëruar të gjithë vijimin drejt banesës së fundit të tre të vrarëve./Gazetaexpress