Hapen vende të lira pune. Institucionet kryesore në vend të nivel ministrie apo drejtorie kërkojnë drejtues. Në fletoren zyrtare është publikuar vendimi që hap procedurat për të konkurruar në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil për vitin 2023.
Numri maksimal i pozicioneve të lira është 48 pozicione të kategorisë së mesme dhe të ulët drejtuese. Pozicionet në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil për nivelin e mesëm drejtues është gjithsej 23, si dhe për nivelin e ulët drejtues, gjithsej 25 (Lexo KETU vendimin e plotë).