-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korriku nis me reshje! Qytetet ku do të bjerë shi në fundjavë (HARTA)

Kryesoret

E pabesueshme për muajin, por vendi ynë do të ketë një tjetër fundjavë e cila do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e kalimit të një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë vendi ynë parashikohet me mot fillimisht në orët e para të ditës me kthjellime si dhe vranësira kalimtare. Më pas mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intenistet të ulët.

Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut në zonën e veriut dhe qendrës pritet të jenë me intenistet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Lokalisht këto reshje mund të jenë problematike. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me  shpejtësi mesatare deri në 8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 – 3  ballë.

Po ashtu edhe dita e Diel nis me mot kryesisht të vranët si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Më pas moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra./ Sherbimi Meteorologjik Ushtarak

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit