Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton u shpreh i emocionuar me pritjen që i bënë në Tiranë. I falënderoi të gjithë. Tha se këtë moment, do ta mbante gjatë si thesar.
“Jam pa fjalë. Këtë moment do ta ruaj si thesar në të gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vjet që kur gruaja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe e pyesja, si po shkon? Sepse gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat, pa asnjë pushtet, mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan.
Lidhur me partitë tona politike, dallimet filozofike, pavarësisht, ne jemi të angazhuar për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha për Kosovën. Ai e di, edhe shumë prej jush, që unë dhe Hillary jetojmë në Nju Jork, që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Nuk bëj të eci rrugës pa i parë. Një javë më parë, po ecja dhe kalova, tre restorante dhe njerëzit dolën dhe filluan të më tregonin për axhendën” tha ai.