-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çifligu” Felaj në prokurori, kreu i KLP-së: Koincidencë, vetë e ndryshuat ligjin

Kryesoret

Hapja e rrugës për emërimin e familjares së katërt të deputetes socialiste Ermonela Felaj në prokurorinë e Tiranës ishte kryefjalë e debatit të opozitës sot në Kuvend, por edhe pyetjeve që iu drejtuan drejtuesve të institucioneve të drejtësisë që raportuan për punën e vitit të kaluar.

Por çfarë mendon kreu i KLP-së për këtë? Balla tha se këtë shqetësim e ka konstatuar sapo ligji u ndryshua. Më tej, iu drejtua deputetëve që të ndryshojnë ligjin nëse duan dhe të bllokojnë emërime të tilla.

“Në lidhje me katër anëtarë të familjes së një deputeteje. Ne nuk i lidhim emrat dhe mbiemrat e prokurorëve me deputetë, disa i dimë dhe disa nuk i dimë kush i kanë lidhjet apo si i kanë me deputetët. Por neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale, duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit që Gjykata Kushtetuese i ka bërë këtij neni.

Ne kemi diskutuar dhe rasti i fundit meqenëse e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie kunat, motër vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës ka qenë një koincidencë që në këtë prokurori të madhe të aplikojnë.

Nëse ju që keni miratuar një ligj të ri në 2019, i cili vjen pas reformës në drejtësi mendoni se duhet ndryshuar, mund ta ndryshoni jeni të lirë, jemi dakord. Ne e kemi pasur këtë shqetësim, në Komisionin e Karrierës kur është diskutuar kjo gjë.

Ne si pengesë ligjore nuk kemi, ia kam bërë pyetje edhe anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë i thashë ‘Tani kemi hallin e moralit apo të zbatimit të ligjit’, unë personalisht nuk do të ngrija dorën për të dhënë një vendim kur jam 100% i sigurt që Gjykata Administrative mua do të ma rrëzojë”, deklaroi Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit