Ish-ministri i jashtëm dhe Profesor, Paskal Milo i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me vizitën e zhvilluar ditën e sotme në Shqipëri të ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton ku komentoi edhe fjalimin e mbajtur.
Në fjalën e tij Milo u shpreh se Clinton vuri në pah humanizimin dhe i dha mesazh Kosovës që të mos kthehet në kohët e vjetra.
“Vuri në radhe te pare vuri humanizmin. Mos mendoni në mënyrë te tensionuar dhe shikoni drejt se ardhmes.
Kaq i lejohet atij, dha një mesazh per shqiptarët e Kosove qe shikoni si te gjeni zgjidhe. Mos mendoni si ne kohën e luftës,” u shpreh Milo.