-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hajde merri…”! Luizi i fut një “kunj” të fortë Ronaldos

Kryesoret

“Kepi i VIP”-ave ka nisur mbrëmë transmetimin në ekranin e Top Channel, duke marrë menjëherë gjithë vëmendjen e publikut.

Në pjesën e parë të reality show-t u prezantuan të gjithë pjesëmarrësit, ku një ndër ta është edhe Ronaldo Sharka. Ky i fundit nuk ka lënë pa ngacmuar pjesëmarrësit e tjerë, por ka thënë edhe dy fjalë për moderatoren e emisionit, Kiara Tito.

Sharka duket se nuk është aspak dakord që “Kepi i VIP”-ave të moderohet nga Kiara. Sipas tij, duhej të ishte ai duke e moderuar.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar sot fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. Fillimisht ai tha se i vjen keq që nuk ka qenë pranë partneres për ta mbështetur, e më pas përmendi komentet që Ronaldo dhe disa personazhe të tjerë bënë rreth moderimit të Titos.

Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari i dashur për publikun bëri edhe një tjetër postim në “Instastory”, ku duket se e ka sërish me Ronaldon.

“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet hajde merri ato 5000 eurot meqenëse do ngelesh pa punë”, ka shkruar Luizi.

Kujtojmë se kur Ronaldo u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi i tha gjatë një bisede në oborr, se nëse do të fitonte çmimin e madh do t’i jepte 5000 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit