Butrint Imeri ka festuar së fundmi 27-vjetorin e tij të lindjes. Këngëtari organizoi një festë madhështore krah familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
E teksa shumë personazhe ishin të pranishëm në festë, ku e kanë uruar dhe publikisht këngëtarin, fansat vunë re mungesën e mikut të tij të ngushtë Don Xhoni.
Reperi përveç se nuk ishte i pranishëm në festë, ai nuk bëri as edhe një urim në rrjetet sociale për Butrintin.
E tashmë fansat kanë ngritur dyshimet se mos vallë miqësia e ngushtë mes dy artistëve është krisur. Megjithatë dyshja vazhdojnë ende të ndiqen në rrjetet sociale.