-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furtunë në Mal të Zi, 9 ish-ministra nën hetim

Kryesoret

Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi ka ngritur aktakuza kundër nëntë ish-ministrave dhe tre personave të tjerë nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare gjatë ndarjes së banesave dhe kredive për banim.

Prokurori Vukas Radoniç ka njoftuar më 4 korrik se dyshohet se të akuzuarit e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se 2.6 milionë euro.

Në mesin e të akuzuarve janë pesë deputetë – Predrag Boshkoviç, Dragica Sekuliç dhe Suzana Pribiloviç nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Ivan Brajoviç dhe Damir Shehoviç nga Social Demokratët.

Për keqpërdorim detyre akuzohen edhe ish-ministrat Budimir Shegrt, Suad Numanoviç dhe Sanja Vlahoviç nga DPS-ja dhe Osman Nurkoviç nga Partia Boshnjake.

Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dënohet me burgim nga dy deri në 12 vjet.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ngriti kallëzim penal kundër tyre në mes të muajit tetor të vitit 2022, duke pretenduar se shteti është dëmtuar për rreth dy milionë euro.

Duke komentuar ngritjen e aktakuzës, Abazoviç tha se shpreson se shteti do të kërkojë kompensim “nëse kemi epilog përfundimtar gjyqësor”.

“Më vjen keq që u dhanë 500 apartamente njerëzve që dëmtuan politikisht Malin e Zi me miliarda euro”, ka thënë ai.

Ministrat e akuzuar kanë qenë në Komisionin Qeveritar për Çështje Banesore, i cili, përveç anëtarëve të Qeverisë ka ndarë banesa dhe kredi edhe për përfaqësuesit e pushteteve tjera, si deputetë, gjyqtarë e prokurorë.

Prokuroria e shtetit i akuzon ata se kanë dhënë kredi për përmirësimin e kushteve të banimit mbi shumën e parashikuar deri në 15 mijë euro dhe pa vlerësim nga komisioni i ekspertëve të Administratës së atëhershme të Pronës./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit