-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani ndëshkon Suedinë, nuk dërgon ambasador prej djegies së Kuranit

Kryesoret

Qeveria iraniane ka refuzuar të dërgojë një ambasador të ri në Suedi pasi një protestues refugjat nga Iraku, dogji librin e Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm.

Policia suedeze e akuzoi atë për nxitje kundër një grupi etnik ose kombëtar javën e kaluar.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, fajësoi qeverinë suedeze për dhënien e lejes së protestës.

Ministria e Jashtme e Irakut i kërkoi gjithashtu autoriteteve suedeze të ekstradonin personin që kreu aktin. Ata argumentuan se duke qenë se ai ende mban një shtetësi irakiene, ai duhet të përballet me gjyqin në Bagdad.

Pas incidentit, mijëra protestues irakianë bastisën ambasadën suedeze në Irak me nxitjen e klerikut populist shiit, Moqtaha al-Sadr.

Maroku, Kuvajti, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tërhequr gjithashtu ambasadorët e tyre në Stokholm.

Ngjarja po ashtu ka ndezur zemërim edhe në vende të tjera me shumicë myslimane, duke përfshirë Turqinë si një anëtare e NATO-s, e cila ka ndikim në fatin e Suedisë për anëtarësim

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit