-sidi education-spot_img
24.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- S’jemi kundër negociatave’- Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter

Kryesoret

Lideri demokrat,Sali Berisha, këtë të shtunë në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin e tij facebook, foli për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në një pyetje të drejtuar nga një qytetar, lidhur me ngrirjen e negociatave nga 9 vendet e BE për Shqipërinë, Berisha i është përgjigjuar duke i thënë se jemi në dijeni për këtë çështje.

Kryedemokrati tha se ne nuk jemi kundër negociatave, por për fat të keq Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter dhe për këtë shkaku kryesor është Edi Rama ma bashkëpunëtorët e tij të cilët mbrojnë veten nga vjedhjet që kanë bërë.

Fjala e Berishës

Së dyti, dita 1 prill është dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e arritjes më të madhe historike në fushën e sigurisë pas shpalljes së pavarsisë së vendit.
Por këtë ditë ne morëm edhe një lajm të hidhur, që e fshehur qeveria.
Këtë ditë në Bruksel, në debatin që do zhvillohej për IBAR-in me Shqipërinë, nuk ishin më tre apo katër vende që kundërshtonin miratimin e vlerësimit të standardeve dhe shtetit ligjor në Shqipëri, por ato u bënë 9 vende që e kundërshtuan me shumë argumente dhe shumë çështje votimin e këtij raporti.
Edi Rama dhe propaganda e tij e fshehu këtu, përkundrazi nxjerr zëdhënësit e tij të mashtrojnë shqiptarët.
Por unë përsëri u them se pa votimin unanim të këtij raporti, Shqipëria nuk mbyll asnjë kapitull, çka do të thotë procesi i integrimit për momentin është vendnumëro.
Kjo është e vërteta.
Edhe ky është një motiv shumë i fortë për shqiptarët që të mbrojnë projektin e tyre, projektin e jetës së tyre, projektin e integrimit të vendit në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit