Prokuroria e Beratit ditën e sotme ka kërkuar 15 vite burg për 46-vjeçarin, Belul Kokollari i i cili akuzohet për përdhunimin e nipit të tij 8-vjeçar.
Në seancën e sotme, Elidon Hysenaj kërkoi 15 vite burg për Belul Kokollarin.
Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç më 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren.
Nipi së bashku me nënën e tij kishin shkuar me pushime. Abuzimi me të miturin kishte nisur në vitin 2020, ku për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, 45-vjeçari qëndronte shpesh herë në Berat.
Konflikti i motrës me komshiun në muajin Gusht 2020 degardoi në përdorimin e dhunës dhe Kokallari u dënua asokohe me 4 muaj burg për plagosje me mjete të forta.