-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova ndalon ish-ministrin serb

Kryesoret

Ish-Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviç është ndaluar mbrëmë në Zveçan, sepse së bashku me një pasagjere dhe dy fëmijë kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, dhe saktësisht ka ndodhur në rrugën për në Izvore.

“I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”, njofton policia.

Rasti është hapur në polici, ndërsa të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit