Koncerti i Beyonce në Pittsburgh është anuluar. Këngëtarja kishte planifikuar të performonte në stadiumin “Acrisure” më 3 gusht.
Megjithatë, organizatorët njoftuan se shfaqja ishte anuluar për shkak të çështjeve të planifikimit dhe koordinimit.
“Rimbursimet do t’u lëshohen fansave në pikën e blerjes”, thane ata në një deklaratë.
“Ne jemi në biseda me promotorin për ngjarjen në mënyrë që të kuptojmë se çfarë çoi në anulimin, dhe nëse ka ndonjë gjë që ne mund të bëjmë si qytet për të gjetur një datë ose vendndodhje të re për shfaqjen e saj”, tha Ed Gainey, kryebashkiaku i Pittsburgh në një deklaratë.
Beyonce nuk ka komentuar për anulimin e shfaqjes në Pittsburgh, por tashmë është hequr nga faqja e saj e turneut.