Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është nisur ditën e sotme drejt Republikës së Azerbajxhanit, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.
Më 7 korrik, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri.
Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpёrndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.
Dy ditë më parë, Begaj refuzoi që të shkonte në ceremoninë organizuar për Bill Clintonin me argumentin se ishte sëmurë. Por të nesërmen, sapo iku Clinton priti Ballukun dhe sot u nis për në Baku.