Një rrjedhje gazi e oksidit të nitratit ka shkaktuar vdekjen e 16 personave në Afrikën e Jugut. Në mes të viktimave kishte fëmijë dhe gra, të cilët vdiqën si pasojë e rrjedhje së gazit në Boksburg.
Ngjarja dyshohet se lidhet me minierat e paligjshme të arit në atë zonë. Gazi i oksidit të nitratit përdoret shpesh nga minatorët që punojnë në mënyrë të jashtëligjshme, për të nxjerrë arin nga dheu.
Hetuesit kanë ngritur këtë pistë pasi një nga cilindrat e gazit u gjet duke rrjedhur në qytetin ku ndodhi ngjarja. Viktimat u gjetën 100 metër larg nga vendi ku rrodhi gazi.
Shërbimet e urgjencës thanë për BBC News se askush nuk u dërgua në spital. Ata kanë frikë se më shumë trupa mund të gjenden brenda natës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre.
Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm 6 muaj pas shpërthimit të një cisterne gazi në prag të Krishtlindjes, i cili mori 41 jetë në të njëjtin qytet.