-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Tradhti! Rama i dha Iranit kompjuterët e “MEK”-ut

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për tradhti të lartë kombëtare. Ai tha se kryeministri i ka dorëzuar qeverisë së Iranit, kompjuterat e muxhahedinëve që u sekuestruan në operacion pak ditë më parë.

Një komunikatë e Frontit të Rezistencës së Muxhahedinëve, informon se 232 kompjutera të qendrës së Manzës, kanë përfunduar në Teheran. Kjo komunikatë është e zëdhënësit të qeverisë apo të Këshillit Informativ të Iranit.

Nëse kjo është e vërtetë, ky përbën një akt të tradhtisë më të lartë që mund t’i bëhet lirisë, që mund të jetë bërë ndonjëherë në Shqipëri, kur një grup njerëzish, rezistencë ndaj njërit prej regjimeve më gjakësore, ju kujtoj se janë ekzekutuar nga ajatollahët 300 të rinj dhe të reja, të cilët kanë protestuar dhe protestojnë për liritë dhe të drejtat njerëzore.

Rikujtoj këtu se regjimi i ajatollahëve është regjimi më i implikuar në tragjedinë, në agresionin rus në Ukrainë. Pasi dronët kamikazë të prodhuar në Iran, po vrasin dhe kanë vrarë qindra e mijëra civilë në një vend të lirë të agresuar nga Rusia”. Berisha kërkon nga OKB të hetojë sa më shpejt këtë rast.

Irani: Kemi përgëzuar Shqipërinë për aksionin brenda kampit të “MEK”-ut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit