Rreth 7.800 njerëz në Berlin u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre sot, pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore u gjet në pjesën lindore të kryeqytetit gjerman.
Bomba u zbulua në një kantier ndërtimi në lagjen Hohensenhausen. “Protothema” shkruan se bomba kishte përmasa 60×30 centimetra dhe sipas ekspertëve, ishte i prodhimit sovjetik.
Operacioni përfshinte 180 oficerë policie, të cilët kryen kontrolle derë më derë për të siguruar evakuimin e plotë të zonës. Thirrjet e vazhdueshme janë bërë edhe përmes altoparlantëve, por edhe përmes internetit.
Tre shkolla janë kthyer në një strehë provizore emergjente, ndërsa shpërthimi i kontrolluar i bombës është vonuar për të përfunduar evakuimin e banorëve.
Gati tetë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, autoritetet e Berlinit vlerësojnë se ka ende më shumë se 4500 bomba të pashpërthyera, të shpërndara nëpër qytet.