-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ne kemi votat”! Balla-Berisha debat për studentët, Zhupa: E çojmë në Kushtetuese

Kryesoret

Ju keni të drejtë të protestoni, ne për të vendosur”.

Kështu u shpreh kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla në një replikë me Sali Berishën, që akuzoi se ligji u shkel të drejtat studentëve me parashikimin për t’i detyruar që të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri përpara se të largohen.

Sali Berisha u bëri thirrje jo vetëm studentëve, por edhe gjimnazistëve që të ngrihen në protestë.

Meqenëse ligji ka ardhur në mënyrë të rrufeshme, antiligjore, antikushtetuese, nuk e kanë konsultuar komisionet respektive, Komisioni i Shëndetësisë, unë gjykoj se një përfaqësues apo një përfaqësi i studentëve duhet të vijë këtu dhe të dëgjohet nga Komisioni i Arsimit dhe i Shëndetësisë.

Nuk them të flasin në sallë, por si grupi i interesit më të fortë që kanë në këtë ligj, ata duhet të dëgjohen nga këto komisione” tha ai, por kërkesa nuk u mor në konsideratë.

Deputetja Ina Zhupa tha se ligjit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. “Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Njerëzit janë të lirë që nga 1991 që të zgjedhin vetë punën dhe profesionin e tyre” tha ai.

Sipas këtij projektligji, studentët e Mjekësisë, të cilët studiojnë në universitetin publik të vendit do të duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri dhe më pas të marrin diplomën.

Parlament dhe protestë! Berisha: Rama e mori ligjin për studentët në Kubë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit