Ngjarje horror në Japoni. Trupi i pajetë i një burri është gjetur në një dhomë hoteli, por që i mungonte koka. Trupi i cunguar besohet se i përket një 62-vjeçari vendas, raporton transmetuesi shtetëror NHK News.
Hoteli ndodhet në lagjen e dritave të kuqe të Sapporo, një qytet në ishullin më verior japonez të Hokkaido. Trupi dyshohet se u gjet nga stafi në banjën e një dhome në katin e dytë të hotelit, raporton Sky News.
Sipas NHK News, policia analizoi pamjet e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, që dyshohet se tregonin një burrë që hynte me një person tjetër të shtunën mbrëma. Një person tjetër u pa duke u larguar vetëm nga hoteli rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës.
Personi është parë duke u larguar me një valixhe të zezë që policia beson se kishte kokën dhe rrobat e viktimës.
Nga autopsia e trupit rezultoi se koka ishte prerë me mjet prerës kur viktima tashmë kishte vdekur. Policia është në kërkim të një personi që është parë duke dalë nga dhoma e hotelit, dhe më shumë se 200 oficerë thuhet se janë përfshirë në kërkim.