-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama punë me detyrim! Studentët nisen drejt parlamentit: Marrëzi! Nuk dorëzohemi!

Kryesoret

Nis vala e protestës. Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi kushtin për punë me detyrim sot studentët e mjekësisë po protestojnë para parlamentit.

Ky është një vendim absurd dhe marrëzi e radhës që bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe të drejtat themelore njeriut” tha një student.

Na privohet e drejta e lirisë lëvizjes për punësim ose rritje profesionale. Kurrsesi nuk mund të pranohet” tha një tjetër.

Ne duam të qëndrojmë në Shqipëri. Thirrja jonë nuk është për t’u larguar, por për të përmirësuar kushtet dhe investime në infrastrukturën dhe shumëçka që sistemi ynë ka nevojë.

Ajo që duam është që qytetarëve t’u ofrohet një trajtim sa më i denjë dhe shërbim cilësor” tha një tjetër.

Unë do zgjedh të paguaj dhe nuk e nënshkruaj kontratën”, tha një tjetër studente e mjekësisë. “Dua të qëndroj në Shqipëri por dua të jem e lirë” tha një tjetër.

Studentët janë kundër projektligjit të qeverisë, që i detyron që të qëndrojnë pesë vite me detyrim për të punuar në atdhe përpara se të largohen ose në të kundërt të paguajnë për shkollimin një tarifë që shkon rreth 5 mijë euro.

Punësim me detyrim! Studentët nisin protestën kundër qeverisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit