Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një takimi të zhvilluar është shprehur se në vend është rivendosur rendi.
Në të gjithë Francën janë zhvilluar protesta dhe tubime pas vrasjes nga një polic të një 17-vjeçari. Të rinjtë nga i gjithë vendi u ngritën në revoltë duke kërkuar drejtësi për të riun ku shkaktuan edhe incidente.
Në lidhje me situatën Macron mori edhe masa duke u shprehur se do të burgoste dhe gjobiste prindërit nëse fëmijët e tyre kapeshin duke protestuar.
Në një takim së zhvilluar ditën e sotme, Macron u shpreh se do të merren dis vendime javën e ardhshme në lidhje me situatën.
“Rendi është rivendosur. Të gjithë kemi përjetuar një moment të rëndësishëm në jetën e kombit. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Përgjigja e parë është rendi, qetësia dhe harmonia dhe më pas duhet të punojmë për shkaqet rrënjësore të asaj që ndodhi.
Ne do të marrim disa vendime me ndikim të gjerë në javët e ardhshme ,” tha Macron.
“Nata e kaluar tregoi se situata është kthyer pak a shumë në normalitet ,” shtoi kryeministrja franceze, Elisabeth Borne.