Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka arritur në Shkup në kuadër të turit ballkanik. Është pritur nga zv/ kryeministri Grubi.
I shoqëruar në këtë tur është nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministrja e shtetit, Majlinda Dhuka. Në Maqedoni do të takohet me kryeministrin Kovacevski.
Takimi dhe deklarata do të pasohet nga dreka e punës më pas do të udhëtojë drejt Prishtinës.