Dy persona u plagosën nga dhuna dje në Krujë, Jashar dhe Bilbil Maja. Jashar Maja tha se shpërthimet e gurores po u dëmtojnë shtëpitë, të cilat i mbijetuan edhe tërmetit të 26 nëntorit. Por tashmë, veç shtëpive duhet të kujdesn për veten, pasi fisi Rraja i dhunoi barbarisht.
“Shkuam në lokal të takonim inxhinierin e minave t’i kërkonim t’i zbuste minat se po na shemben shtëpitë. Ai na tha minat nuk ju prekin. Në këto biseda vijnë Xhelal Rraja, Flamuri, Petriti dhe fisi i tyre me shkopinj e pistoleta. Na dhunuan. Kushëririn, Bilbilin e dhunuan më shumë.
Ka kokën të çarë, dorën të thyer e dëmtime në shpinë dhe këmbë. Me zor dolëm deri në rrugë. Njoftova policinë ajo erdhi dy orë me vonesë. Me guroret kemi kohë që kemi probleme. Kemi bërë kallzime kemi bërë protesta askush nuk na dëgjoi. Atë që nuk na i beri tërmeti po na i bën gurorja” tha ai.
“Vrite, bjeri, bjeri…”! EMRAT-Kush janë 4 të rinjtë që rrahën vëllezërit në Krujë?