-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna e fisit Rraja/ Grupi i Berishës: Rama e dorëzoi Krujën te bandat

Kryesoret

Shefi i organizimit të grupit të Sali Berishës, Klevis Balliu pas dhunës barbare akuzoi se Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën, bandave të Rrajës dhe Artur Bushit.

“Ndërkohë që Edi Rama luan liderin global nëpër Ballkan, gangsterët e tij politikë dhe ekonomikë në Shqipëri dhunojnë qytetarët me shkopa bejsbolli, shkelma, grushta e pistoletë te koka, në mes të ditës.

Një video që po qarkullon gjerësisht jep pamje tronditëse se si krimi dhe shteti janë bërë një. Bandat e Niklës nën udhëheqjen e vëllait të deputetit të Ramës në Krujë, Rrahman Rraja rrahin demonstrativisht dy vëllezër nga një fshat i zonës.

Faji i tyre është ankesa se gurorja e deputetit Rraja po u rrezikon shtëpinë. Lehtësia me të cilën ushtrohet dhuna është tronditëse. Kjo dëshmon se dhunuesit ndihen në kontroll dhe nuk kanë frikë nga shteti, ngaqë janë të lidhur me pushtetin dhe janë pjesë e tij.

Partia Demokratike dënon me neveri dhe forcë këtë demonstrim force të pushtetit që është ngritur kundër qytetarëve të Shqipërisë” deklaroi Balliu.

Rraje me hunj e pistoleta! Provat, si tentoi policia të mbrojë fisin e deputetit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit