-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Cunami” i Strasburgut për drejtësinë e re, rrezikohet një faturë e lartë financiare

Kryesoret

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit llogarit se Gjykatës së Apelit Administrativ i nevojiten rreth 24 vjet për të likuiduar totalin e stokut të dosjeve të grumbulluara deri në vitin 2022, kur 83% e çështjeve në pritje kanë kaluar afatin e arsyeshëm të gjykimit nga mungesa e gjyqtarëve për shkak të vetting-ut. Në Strasburg, vendimi “Për çështjen Bara dhe Kola kundër Shqipërisë”, që e cilëson të papranueshme shkeljen e afateve të gjykimit për shkak të Reformës në Drejtësi për juristët, ndez dritën jeshile për vërshimin e shumë dosjeve administrative dhe penale drejt kësaj gjykate për përfitim dëmshpërblimi. Sa do të jetë fatura financiare?

Askush nuk do ta besonte se Reforma në Drejtësi do të mbërrinte në pikën ku nuk “mallëngjen” më as Strasburgun. Numri i dosjeve që kanë kaluar afatet e gjykimit në Gjykatën e Apelit Administrativ, deri në fund të vitit 2022, të publikuara në raportin vjetor të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit është alarmant. Referuar raportit të KLGJ-së, stoku i dosjeve të pashqyrtuara në Gjykatën e Apelit Administrativ deri në fund të vitit 2022 është 21,166 çështje në pritje. Stoku i dosjeve u rrit 15% krahasuar me vitin 2021.

83% e dosjeve në pritje të gjykimit kanë vjetërsi mbi 12 muaj, për rrjedhojë kanë kaluar afatet e arsyeshme të gjykimit parashikuar nga neni 399/2 të Kodit të Procedurës Civile. KLGJ thekson se koha e nevojshme për likuidimin e çështjeve nga gjykata e shprehur në ditë (treguesi DT) është rreth 24 vite.

Numri i plotë i gjyqtarëve për Apelin Administrativ është 13. KLGJ nënvizon se numri efektiv i tyre në 2022 ishte 6 gjyqtarë, çka dikton nevojën për ndërhyrje në kuadrin ligjor apo me karakter organizativ, me qëllim uljen e ngarkesës së gjykatës.

ANALIZA E PLOTË NË MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit