Pesë orë ka zgjatur takimi i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me drejtorin e policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ditën e sotme. Takimi nisi paradite dhe përfundoi pasdite.
Në fokus të takimit dhe gjithë bisedës ishte Fushë Kruja. Dhuna. Dajaku. Barbaria e familjes dhe fisit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja kundër dy kushërinjve Maja që u ankuan për shpërthimet e gurore.
Vendimet? Ende nuk dihet, por nuk përjashtohet që të nisë nga “furtuna” brenda komisariatit. Qytetarët duan reagim. Besimi te policia është cenuar.
Djali dhe dy vëllezërit e deputetit janë ende në arrati.
“Si veriu i Kosovës”! Eksperti për “5Pyetjet.al”: Lideri rajonal të shtrëngojë talebanët e Krujës