Nënkryetarja e Zvecanit, Sladjana Pantoviç, thotë se do ta padisë kryetarin Ilir Peci, i cili e shkarkoi sot nga detyra për “tejkalim të kompetencave”.
Pantoviç thotë se është shkarkuar nga kryetari i PDK-së, pasi kësaj partie i kanë penguar takimet që ajo ka pasur me Kryeministrin Albin Kurti.
“PDK ka parë që shkoj disa herë te kryeministri për bisedë dhe dje pas takimit me Kryeministrin, i ka penguar ata kur kanë parë fotografinë dhe kanë menduar se shkova të bëjë diçka kundër Pecit”,- thuhet në njoftimin e Pantoviçit.
Një ditë para shkarkimit të saj, Pantoviç ka publikuar një fotografi nga Kryeministria, ku ka njoftuar për takimin që ka pasur me Kurtin.
Ajo ka shkruar se me Kryeministrin ka folur për projektet dhe investimet në komunën e Zveçanit, të cilat do të ndihmojnë popullësinë lokale atje.