Një ndërtesë apartamentesh është shembur në verilindje të Brazilit, duke lënë të paktën tetë persona të vdekur dhe pesë të zhdukur, raportojnë mediat e huaja.
Sipas autoriteteve mes viktimave janë dy fëmijë të vegjël, përkatësisht 8 dhe 5 vjeç. Katër persona të tjerë u nxorrën të gjallë nga ndërtesa e shembur, sipas zyrtarëve.
Ekipet e shpëtimit dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje, ndërsa akoma nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen.
Ndërtesa e apartamenteve ndodhej në periferi Zanga të Hesifit, kryeqyteti i shtetit të Pernambuco (verilindor). Pallati është shembur mëngjesin e së premtes, kur shumë prej banorëve me siguri po flinin.