Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar si dështim nismën e Ballkanit të Hapur, të cilën pas katër vitesh betejë politike Edi Rama e mbylli.
“Open Ballkan nisi dhe përfundoi në Tiranë.
Një nismë private që na kushtoi energji që nuk ia përkushtuam Procesit të Berlinit!
Sot, po rikthehemi aty ku ishim pasi humbëm kohën në një projekt që nuk i shërbeu askujt veç propagandës së radhës!” shkruan ajo.