2 ditë pas dhunës brutale të regjistruar në Krujë policia ka marr dje dëshmitë e dy të dhunuarve, Jashar dhe Bilbil Maja.
Dëshmia e kushërinjve Maja u mor nga policia në banesat e të 2 të dhunuarve të cilët kanë dëshmuar ngjarjen.
Mësohet se në dëshminë e tij Bilbil Majas është shprehur se ndodhej në lokal me kushëririn e tij teksa po flisnin me inxhinierin e firmës kur pranë tyre janë afruar vëllezërit Xhelal dhe Flamur Rraja, të cilët kishin armë me vete.
Sipas Bilbil Majës ai u ka thënë të shtrihen në dysheme duke i drejtuar armën në bark dhe i kanë ofenduar.
Pas kësaj pranë tyre janë afruar person me shkopa dhe i kanë sulmuar.
“Në lokal pashë që kur u shtriva në dysheme u futën edhe katër persona të tjerë, ishte edhe “Caku” që është pronar i gurores.
Kishin në duar shkopinj me të cilët na godisnin. Flamur Rraja më ka goditur me shulin e pistoletës, kurse Xhelal Rraja më goditi nga mbrapa në shpinë me qytën e pistoletës,” ka thënë në polici Bilbil Maja.