Tre të vdekur. Një tragjedi u regjistrua në bregdetin shqiptar në mesditën e kësaj të diele. Autoritetet bëjnë me dije se babai me dy djemtë nga Tirana janë mbytur në det, në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë.
Lot dhe dhimbje! Ky është babai me dy djemtë nga Tirana që u mbytën në Kavajë
Babai Elvis Halilaj 55-vjeç ka qenë duke notuar në det së bashku me dy djemtë e mitur, por nuk ia kanë dalë të arrijnë në breg për shkak të rrymave detare. Deti sot ishte i vështirë me erë dhe dallgë, por roje nuk kishte. Kabina e vrojtuesve ishte bosh. Gjithçka në mëshirë të fatit.
I “thithi” rryma! Detajet e fundit, nga janë babai me dy djemtë që u mbytën në Kavajë?
“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).
Vjen njoftimi i policisë: Si u mbyt babai me dy fëmijët në Kavajë?
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.