Sara Hoxhën, partnerja e Ledri Vulës, do të luaj rolin e motrës së Olta Gixharit në filmin “Në kuadër të Dashurisë”.
Sara ka treguar se emri i saj në film do jetë Aria. Ajo tregon se e ka pasur ëndërr aktrimin që e vogël, mirëpo nuk iu plotësua dot dëshira, deri më tani.
“Unë në këtë film vij si një vajzë e re që quhet Aria. Jam motra e Jonidës që e luan Olta Gixhari dhe vajza e Zamira Kitës dhe Ndriçim Xhepës.
E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë.
Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Unë kur kam qenë më e vogël e kam pasur ëndërr të bëhem aktore.
Kam kërkuar shpesh herë edhe për shkolla aktrimi në Los Angeles. Nuk u realizua kurrë si gjë. Me pak fjalë më është plotësuar një ëndërr,” është shprehur Sara Hoxha. /iconstyle