-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimet në guroren në Krujë, institucionet dhanë leje për tritolin

Kryesoret

Ngjarja e rëndë e datës 6 korrik 2023 ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan në një lokal Biblil e Jashar Majën, u bë shkak për një situatë të paprecedent në Policinë e Shtetit ku komisariati i qytetit të Krujës, është nxjerrë jashtë funksionit.

Kompania që disponon lejen minerare për guroren, Doku P, në pronësi të Përparim Rrajës, e ka trashëguar nga pronari i mëhershëm, edhe objektin e aktivitetit për përdorimin civil të lëndëve plasëse.

Më 11 dhjetor 2002, subjekti ka bërë shtimin e objektit të veprimtarise së shoqerise me përdorim të lëndëve plasëse dhe shpërthyese gjatë prodhimit të materialeve të ndërtimit. Më pas, sipas ligjeve në fuqi, institucionet që kanë dhënë lejet për përdorimin e lëndëve plasëse, kanë qenë Ministria e Brendshme dhe ajo e energjitikës.

Ndërkohë, intenstiteti i shpërthimeve, dhe dëmet e shkaktuara në ndërtesa, duhej të shërbenin si këmbanë alarmi për policinë, si organ varësie i Ministrisë së Brendshme, duhej të bënte rritjen e kontrollit dhe të vëmendjes ndaj ngjarjes, sa i përket sasisë së lëndës plasëse dhe intensitetit të përdorimit të saj.

Në rast shqetësimesh, dëmesh apo shkelje të lejes, qoftë për sasinë e lëndës plasesë të përdorur, qoftë edhe për fuqinë e saj, sipas ligjit, kompetencën për të pezulluar ose hequr lejen në fjalë e ka Ministria e Energjitikës.

Është e paqartë nëse policia dhe ministria e Energjitikës kanë kryer kontrolle dhe kanë marrë masa lidhur me sasinë e lëndës plasëse të përdorur nga kompania e Përparim Rrajës.

Pavarësisht se kompania e kishte në objekt të punës përdorimin e lëndëve plasëse para se të blihej nga kushëriri i deputetit të PS, ai duket se ka marrë dhe ka përdorur një leje të re, pasi në ligjin përkatës, pika 5 e nenit 9, përcakton se “leja e dhënë nuk i transferohet personave te tjerë”./Shqiptarja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit