-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ajror amerikan vret udhëheqësin terrorist

Kryesoret

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lajmëruar këtë të diel se një sulm ajror i tyre në Sirinë lindore ka vrarë një udhëheqës të Shtetit Islamik.

Deklarata e publikuar nga CENTCOM thotë se, sulmi ajror që eleminoi terroristin Usamah al-Muhajir u krye të premten e kaluar.

“Ne e kemi bërë të qartë se mbetemi të përkushtuar ndaj eleminimit të ISIS në të gjithë rajonin. ISIS mbetet kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë,” tha Gjenerali Michael “Erik” Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Në deklaratë thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë operacionet në bashkëpunim me forcat partnere në Irak dhe Siri kundër organizatës terroriste të njohur si “Shteti Islamik”, për ta shkatërruar tërësisht atë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit