-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia e familjes Halilaj, babë e bir u futën për të shpëtuar të voglin e shtëpisë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vilë-Bashtova në Kavajë ku mbetën viktima një baba dhe 2 djemtë e tij të mitur.

Sipas raportimeve nga zona dhe dëshmive të pushuesve që ndodheshin në vendin e ngjarjes ka qenë djali i vogël i 50-vjeçarit, Elvis Halilaj i cili ka qenë duke u mbytur në det dhe babai së bashku me djalin 17-vjeçar janë munduar të shpëtojnë të miturin.

Lot dhe dhimbje! Ky është babai me dy djemtë nga Tirana që u mbytën në Kavajë

Ndërhyrja për të shpëtuar të miturin ishte fatale për babain dhe vëllain e 13-vjeçarit pasi dallgët e detit i përpinë dhe nuk mundën t’ia dilnin për të notuar drejt bregut. Ata nuk mundën të shpëtonin 13-vjeçarin dhe mbetën viktimë që të tre.

Në zonë është vendosur flamuri i kuq ndërsa dëshmitarët janë shprehur se flamuri u vendos vetëm pas ngjarjes së rëndë pasi edhe më para ishte deti me dallgë por nuk ishte marrë asnjë masë.

Vjen njoftimi i policisë: Si u mbyt babai me dy fëmijët në Kavajë?

Dëshmitarët gjithashtu janë shprehur se ambulanca u vonua për të arritur në vendngjarje pasi kishte shanse për të shpëtuar 2 persona pasi njëri prej tyre është nxjerrë i vdekur nga uji.

Një pushues tjetër u shpreh se policia nuk mundi të ndërhynte pasi makina nuk futej dot në pjesën e rërës.

Tragjedi në Shqipëri/ Mbytet në det babai me dy djemtë e mitur

Të gjithë këto rrethana dhe mungesa e një roje bregdetare sollën që një ditë normale plazhi për familjen Halilaj të kthehej në tragjedi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit