-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po “gatuhet”? Rama “ngujohet” me besnikët brenda vilës

Kryesoret

Prej orëve të para të paradites Edi Rama ndodhet në vilën qeveritare pranë Kuvendit të Shqipërisë. Të pranishëm janë Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja dhe Engjëll Agaçi. Temat e diskutimit janë disa. Vendimi dhe qëndrimi për Arben Ahmetajn.

SPAK kërkoi autorizim për arrestimin e tij. Partia Socialiste nuk pritet që ta mbrojë. Këtë e paralajmëroi edhe Toni Gogu në komisionin e Ligjeve.

Sigurisht që deputeti socialist nuk foli me kokën e tij, por ishte qëndrim që erdhi si rrjedhim i diskutimeve brenda grupit në mëngjes.

Së dyti detyrat për Taulant Ballën si ministër i Brendshëm. Dekreti arriti mesditën e sotme në Presidencë. Do të vendoset emri pasuesit të Ballës në krye të grupit.

Nuk përjashtohet mundësia që detyrën e kryetarit të grupit ta mbajë sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, sikur Balla i ka mbajtur më parë dy postet më parë.

Një tjetër emër nga PS pritet që të vendoset kryetar i delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në PE, si dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit, poste që deri tani i ka mbajtur Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit